Bir Sayfa Seçin

SHQ

ASIR PROJE Restorasyon Mimarlık, u themelua në Ankara në vitin 2007 nga Arkitekti Hasan Fevzi Çügen dhe Arkitekti i lartë Mehmet Emin YILMAZ. Qëllimi i themelimit të ASIR PROJE konsiston në ofrimin e shërbimet arkitektonike dhe inxhinierive të projektimit dhe në kontraktimin e sipërmarrjeve të ndërtimit.

Qëllimi kryesor i ASIR PROJE është kryerja e studimeve shkencore që kanë për qëllim mbrojtjen e trashëgimisë kulturore që ka mbërritur në ditët tona duke mbijetuar për qindra vjet me radhë e që duhet të transmetohet tek brezat e ardhshëm, dhe njëkohësisht krijimi i projekteve që mundësojnë që këto vepra të mbijetojnë për vite me radhe në një formë të ngjashme me origjinalen dhe t’u përcillen brezave të ardhshëm .

Ndërmjet projekteve që ka përgatitur shoqëria jonë që nga fillimi i aktivitetit të saj deri në ditët tona, mund të përmenden projektet për certifikimin (relievimin), ndryshimin (restitucionin), rindërtimin (rikonstruksionin), riparimin (restaurimin) e pasurive kulturore historike siç janë xhamitë , mescitet, tyrbet, hanet , shkollat, kështjellat, hanet e karvanëve, vendstrehimet, hamamet, kullat e sahatit , lavanderitë , urat dhe burimet. Përveç godinave të veçanta, ne bëjmë gjithashtu dhe projekte rregullimi mjedisi, projektimi urban, rehabilitimi rrugësh në lidhje me zonat që duhet të merren nën mbrojtje. Në aktivitetin tonë, bëjnë pjesë edhe përgatitjet e projekteve të ekspozimit-rregullimit, në lidhje me në rifutjen në përdorim të objekteve historike që kanë humbur funksionin duke i shndërruar ata në muzeume.

Shoqëria ASIR PROJE Restorasyon Mimarlık ka hedhur firmën e saj në shumë projekte të rëndësishme të objekteve të vjetra me vlerë si Muzeu Efes, Xhamia e Emin Pashës, Kalaja Divirgi, Xhamia Korkuteli Sulltan Alaaddin dhe Suluhan.

Projektet tona përgatiten nën mbikëqyrjen e arkitektëve ekspertë në fushat përkatëse të mbrojtjes, në bashkëpunim me disiplinat e tjera inxhinierike, nën konsulencën e akademikëve të specializuar dhe duke përdorur pajisje teknologjike si skaner lazer, stacion total, kamera digjitale dhe plotter.